E premte, 2 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Papastërtia problem për turizmin”, Rama: Bypass-i i Fierit gati për sezonin e ardhshëm

Pothuaj ne çdo dalje publike për sektorin e turizmit, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur te mos e anashkaloje debatin për ndërtimin e Bypass-it te Fierit. Edhe nga Vlora, shefi i ekzekutivit ka përsëritur se pavarësisht vonesave, ne sezonin e ardhshëm turistik ky Bypass do te jete i kalueshëm.

 

Reklamë

Edi Rama: “Bypassi i Fierit na është bere si Bypass-i i fytit sinqerisht, perditë ne fyt nga sikleti sepse realisht është një legjende katastrofike korrupsioni. Shpresojmë shume qe brenda disa javëve sezoni i ardhshëm ta gjeje te hapur rrugën për te qene e kalueshme edhe pse jo plotësisht e mbaruar”.

 

Rama ka theksuar se këtë vit territori i Shqiperise ishte me i pastër, një element qe ndikon tek sektori i turizmit.

 

Edi Rama: “Kur them sezoni me i pastër nuk them me i pastër vetëm krahasuar me veten tone, nga shume pis ne pis”.

 

Pjese e takimit ne Vlorë ishin edhe vëzhguesit e plazheve me te cilët Rama ka shkëmbyer edhe batuta.

 

Sipas kryeministrit parashikimet janë qe deri ne funt te këtij viti numri i turisteve qe do te vizitojnë Shqipërinë te shkoje ne 6 milion.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë