E hënë, 21 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

(Pa)parashikimi i motit, çfarë surprizash na presin ditën e premte

Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash në orët e mesditës, pas orëve të mesditës pritet mot i kthjellët me vranësira  të pakta në relievet malore verilindje–juglindje të vendit.

Parashikohen reshje shiu të dobëta të izoluara në veri në orët e mesditës. Prezencë të reshjeve të dobëta të borës në Alpe.

Era do të fryjë me drejtim juglindje–jugperëndim me shpejtësi 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 8-10m/sek shoqëruar me valëzim të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Reklamë

në zonat malore -2 deri 10°C                                                                                                                                                         

në zonat e ulëta 2 deri 17°C                                                                                                                                                                 

në zonat bregdetare 3 deri16 °C

Vazhdo të lexosh

Reklamë