E shtunë, 3 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Papagaj të shpifur”, Berisha thirrje qytetarëve për protestë: 23 orë në ndajnë nga përballja

Kreu i PD, Sali Berisha në daljet e tij të përnatshme nga ballkoni i banesës së tij ku prej 30 dhjetorit të vitit të shkuar është në “Arrest shtëpie”, ju ka bërë thirrje qytetarëve që ditëne nesërme t’i bashkohen protestës së thirrur nga PD.

Berisha tha se kanë ngelur më pak se 23 orë nga përballja e qytetarëve me mazhorancën dhe qeverinë e Edi Ramës.

Reklamë

“23 orë na ndajnë nga dita e fillimit të asaj beteje në të cilën çdo demokrate dhe demokrat, çdo opozitar dhe opozitare vendos i betuar, i gatshëm për çdo sakrificë për dinjitetin e tij, për dinjitetin e shqiptarëve, për votën e lirë, për të ardhmen tonë”, tha Berisha.

Më tej kreu i PD dekalaroi se ata të cilët thonë se Rama fiton zgjedhjet jaën papagaj të shpifur.

“Shqiptare dhe shqiptarë, ata të cilët ju thonë ju se Edi Rama fiton zgjedhjet, se Edi Rama i vjedh pak po i fiton, ata janë monstrat e votës së lirë. Ata janë papagajtë e shpifur të diktaturës. Ata që bëjnë teoritë në varësi nga xhepi i tyre për paratë që marrin, se Edi Rama, i tilli, dhe i atilli i fiton. Ata janë mjerimi njerëzor, janë mjerimi i mjerimit, janë shërbetorë skllevër të një diktature krimi që u hedh nga një kockë dhe llomotitin, bëjnë papagallin nga mëngjesi gjer në darkë”, deklaroi Berisha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë