E shtunë, 14 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Papa vizitë historike në Irak, shkon në një nga bastionet e ISIS

Në një vizitë historike dhe në kushtet e pandemisë, Papa Francesku ka mbërritur këtë të premte në kryeqytetin iraken.

 

Ati i shenjtë e ka konsideruar një udhëtim emblematik dhe një detyrë ndaj një toke që është martirizuar për shumë vite me radhë.

 

Reklamë

Në këtë udhëtim të parë jashtë Italisë që nga nëntori i vitit 2019-te Papa Francesku është shoqëruar edhe nga rreth 75 gazetarë.

 

Ai do të vizitojë katër qytete në Irak, mes tyre edhe Mosulin, ish-bastion i grupit militant, ISIS.

 

Në kishat dhe ndërtesat që gjenden në këtë qytet, ende mund të shihen gjurmët e luftës. Vizita ka nxitur reagime për rrezikun që mbart ndërsa vendi është blinduar nën masat e sigurisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë