E hënë, 28 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Papa takon refugjatët në Bullgari

Në ditën e dytë të vizitës në Bullgari, Papa Françesku vizitoi qendrën e refugjatëve Vrazhdebna, e cila ndodhet në periferi të Sofjes.

 

Fëmijë nga Iraku, Pakistani dhe zona të tjera të konfliktit kënduan për Papën dhe i dhuruan atij vizatime.

 

Papa i krahasoi vujatjet e refugjatëve me Krishtin e kryqëzuar.

 

“Sot, bota e migrantëve dhe refugjatëve është një lloj kryqi, kryqi i njerëzimit. Është një kryq që shumë njerëz e vuajnë”, tha Papa.

 

Qeveria e qendrës së djathtë e Bullgarisë është kritikuar nga grupet e të drejtave të njeriut dhe Këshilli Evropian për trajtimin e azilkërkuesve.

 

Qeveria i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i mbyllë kufijtë për migrantët, ndërsa në kufirin e Bullgarisë me Turqinë ka ngritur gardh me gjemba.

 

Të martën, Papa do të udhëtojë drejt Maqedonisë së Veriut, duke shënuar vizitën e parë të një kreu të selisë së shenjtë në këtë vend.

 

Vizitat e tij në dy vendet e Ballkanit shihen si përpjekje për të kapërcyer tensionet e përhershme midis degëve ortodokse dhe katolike të krishterimit./REL

Vazhdo të lexosh