Nje lutje private ne ish-kampin e vdekjes ne Aushvic. Papa Françeku eci i vetëm, ne këmbe dhe ne heshtje brenda vendit ku ne Luftën e Dyte Botërore nazistet qe kishin pushtuar Poloninë, shfarosen 1,1 milionë njerëz, shumica e te cilëve hebrenj. Ati i shenjte u takua gjithashtu me te mbijetuar te kampit te përqendrimit dhe familjare te tyre, me te cilët pati edhe biseda te shkurtra. Pas takimit me ta ai vendosi nje qiri ne murin e vdekjes, ku te burgosurit ekzekutoheshin nga nazistet. Nje ndalese per t’u lutur e beri edhe ne qelinë e nje murgu polak, qe u sakrifikua per te shpëtuar nje tjetër te burgosur. Kreu i Kishës Katolike ndodhet prej disa ditësh ne Poloni, dhe behet kështu papa i trete qe kalon mes portës se Aushvicit. Por ndryshe nga paraardhësit e tij gjerman e polak, ai nuk foli per tmerret qe ndodhen ne kete kamp. Papa vizitoi edhe kampin Birkenau, ku takoi dhjetëra njerëz qe strehuan hebrenjtë.  Nje dite me pare at ii shenjte mori pjese ne nje takim te zhvilluar me rastin e Ditës Botërore te Rinise ne qytetin e Krakovit, ku ai kërkoi dhembshuri per emigrantet, nje deklarate qe vjen ne kundërshtim me qëndrimin e qeverise se djathte polake.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *