Papa Francesku ka bërë thirrje t’I jepet fund përdorimit të armëve bërthamore, si dhe e cilëson përdorimin e tyre si “krim kundër njerëzimit”. Ai e bëri këtë apel gjatë vizitës në qytetin japonez Hiroshima, një nga dy qytetet që u sulmuan nga ushtria amerikane me bomba bërthamore në Luftën e Dytë Botërore ku humbën jetën 140 mijë persona.

 

 “Përdorimi i energjisë bërthamore për qëllime të luftës është sot më shumë se kurrë më parë, jo vetëm që është krim kundër dinjitetit të qenieve njerëzore, por është kundër çdo të ardhmeje të mundshme në shtëpinë tonë të përbashkët”

Gjatë qëndrimit të tij në Japoni, Papa Francesku vizitoi edhe Nagasakin. Nga Parku I Bombës Bërthamore Nagasaki, Ati I Shenjtë tha se “ky vend na bën të vetëdijshëm për vuajtjen dhe tmerrin që ne si qenie njerëzore mund të shkaktojmë ndaj njëri-tjetrit.

 

 “Paqja dhe stabiliteti ndërkombëtar nuk janë në përputhshmëri me përpjekjet për të nxitur frikë dhe shkatërrim të ndërsjellë ose me kërcënimet për asgjësim të plotë”.

 

Gjatë qëndrimit të tij në Japoni Ati i Shenjtë pritet të takohet edhe me perandorin japones Naruhito, si dhe me kryeministrin Shinzo Abe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *