E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Papa: Mos e quani bombën, Nënë!

Një bombë jobërthamore e lëshuar nga amerikanët në një tunel të ISIS në Afganistan muajin e kaluar, e emërtuar si “nëna e te gjitha bombave”, ka sjellë kritikat e Atit të Shenjte. Papa Françesku u shpreh i zemëruar me emrin e zgjedhur për bombën.

 

“U turpërova kur dëgjova atë emër. Një nënë jep jetë, kurse ajo bombë vdekje. Dhe ne e quajmë atë bombë nënë. Cfarë po ndodh kështu?”

 

Reklamë

Bomba e lëshuar peshonte 9800 kg dhe Pentagoni sqaroi se ajo u lëshua nga një avion që shënjestroi një bazë të shtetit islamik. E testuar në vitin 2003, bomba nuk ishte përdorur më parë në luftime. Shpesh në fjalimet e tij Papa ka kritikuar bombardimet e qyteteve, që kanë shkaktuar edhe viktima të pafajshme. Komentet e Papës erdhën përpara takimit që do të mbajë me presidentin amerikan Donald Trump në 24 maj në Vatikan.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë