Subscribe

Zgjodhi te vizitoje ishullin grek Lesbos, nje nga zonat e mbipopulluara me emigrante Papa Françesku, per te treguar solidaritet dhe mbështetje per qindra mijëra emigrantet, qe synojnë Europen Veriore ne kërkim te nje jete me te mire. Ati i shenjte u ndal ne nje kamp refugjatesh, prej nga përcolli mesazhin se ata nuk jane vetem.

Papa Françesku: Ju nuk jeni vetëm. Po kaloni vështirësi e sëmundje ne kërkim te nje jete me te mire. Erdha pranë jush per te dëgjuar historinë tuaj, per te tërhequr vëmendjen e  botes per kete krize humanitare. Populli grek iu përgjigj bujarisht nevojave tuaja, edhe pse po kalon nje periudhe te vështirë. E gjithe bota te tregoje humanitet per kete krize. Mos e humbni shpresen. Dhurata me e madhe qe mund t’i ofrojme njeri-tjetrit eshte dashuria.

Nje prej emigranteve qe Papa takoi, nuk i mbajti dot lotët dhe i kërkoi bekim per vuajtjet qe kishte kaluar.

Me herët, Papa u takua me kryeministrin Grek Cipras te cilin e vlerësoi per qëndrimin e popullit grek ndaj refugjateve, si nje shembull humanizmi. Papes iu bashkua edhe lideri shpirtëror i te krishterëve ortodokse, Patriarku Bartholomeu. Ata nënshkruan dhe nje deklarate kun shprehen shqetesim per gjendjen tragjike te emigranteve ne Europe dhe apeluan qe komuniteti ndërkombëtare te gjeje një zgjidhje per këtë krize humanitare.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *