Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 August 2026
Vizion fokus

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të vdekur dhe...

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah, mësohet se...

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis marshimi në...

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët e saj...

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak bombola e...

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të hynte në...

Makina përfshihet nga flakët në Fier

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë

Përmbytje në Indi, raportohet për 100 të vdekur

Vizita e tij e parë në Serbi, Zelensky mbërrin...

Papa Françesku zhvillon Audiencë të Përgjithshme me studentët shqiptarë dhe akademikë nga universitete italiane dhe shqiptare, të pranishëm Hasani dhe Manastirliu

5 Shkurt 16:23

5 Shkurt 2025 – Një aktivitet i veçantë që forcon lidhjet kulturore dhe arsimore mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë është zhvilluar sot në Vatikan, ku Papa Françesku ka zhvilluar një Audiencë të Përgjithshme para rreth 100 studentëve shqiptarë dhe akademikëve nga universitete të ndryshme të Shqipërisë dhe Italisë.

Të pranishëm në këtë Audiencë të Përgjithshme ishin edhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, së bashku me Ministren e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu.

Gjatë Audiencës se Përgjithshme, Papa Françesku vuri theksin te rëndësia e vlerave humane dhe angazhimi i përbashkët në promovimin e paqes, drejtësisë dhe vëllazërisë. Pas Audiencës së Përgjithshme, Ati i Shenjtë Françesku përshëndeti ministrat shqiptarë me delegacionet, studentët dhe akademikët e pranishëm.

Pjesëmarrësit bënë gjithashtu edhe kalimin e Portës së Shenjtë, e cila hapet një herë në 50 vjet. Selia e Shenjtë e ka shpallur vitin 2025, si Vit Jubile. Sipas traditës biblike, Viti Jubilar është një vit i veçantë i faljes universale.

Në Vatikan, Ministri Hasani dhe Ministrja Manastirliu zhvilluan një takim edhe me Shkëlqesinë e Tij, Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Përgjatë këtij takimi, palët u fokusuan në marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, si dhe tek angazhimi i përbashkët për të çuar më lart progresin e këtyre marrëdhënieve.

Dy ministrat u takuan gjithashtu edhe me studentë shqiptarë dhe akademikë të universiteteve shqiptare dhe italiane.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani vlerësoi rolin që ka rinia si burimi më i madh i vendit për të tashmen dhe të ardhmen.

“Historia na ofron një leksion të vyer: janë të suksesshëm e të begatë ata kombe që dinë t’i bashkojnë dhe jo t’i mbajnë larg, pa i shfrytëzuar, potencialet e tyre. Ajo që vlen theksuar është që, të gjithë ne, të jemi të vetëdijshëm se Shqipëria e vogël, veç pasurive të tjera, shpirtërore e materiale, ka edhe një thesar me një potencial të jashtëzakonshëm: rininë”, teksa u bëri thirrje studentëve të aplikojnë në pozicionet e hapura në administratë publike.

Për sa i përket diasporës, Ministri Hasani nënvizoi gjithashtu se Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë një sërë nismash për t’i dhënë një rol të ri dhe një fytyrë të re diasporës, duke e shndërruar në një faktor aktiv të zhvillimit kombëtar.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Igli hasani ministri hasani Vatikan

Nga e njëjta kategori

Përfshihet nga flakët banesa në Shkodër, zjarri rrezikon shtëpitë e tjera

më shumë...

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis marshimi në rrugë

më shumë...

Shuhen disa vatra zjarri, forcat vijojnë operacionin në Memaliaj

më shumë...

Ariu hyn në vendin e shenjtë në Dobërgorë, shkakton dëme

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:22

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të...

10:06

Përfshihet nga flakët banesa në Shkodër, zjarri...

9:58

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah,...

9:50

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis...

9:42

Qëndrimi ulur për shumë orë mund të...

9:42

Shuhen disa vatra zjarri, forcat vijojnë operacionin...

9:23

Kosova shpall “non grata” drejtorin e Telekom...

9:08

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët...

9:04

Arsyet përse duhet të hani një lugë...

8:45

Ariu hyn në vendin e shenjtë në...

8:36

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak...

8:18

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të...

8:17

Makina përfshihet nga flakët në Fier

7:54

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen...

7:48

Përmbytje në Indi, raportohet për 100 të...

7:17

Vizita e tij e parë në Serbi,...

7:14

Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk...

6:58

“Sheiku i kombëtares”, zbulohet shuma e madhe...

6:57

Zjarr i madh pranë Borizanës, flakët përfshijnë...

6:26

Shoferi i makinës përplas 82-vjeçaren në Korçë,...

Më të klikuarat

  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqip...
  • Skandal në bandën muzikore, drejtori i grupit sulmon s*ksual...
  • “Humba gjithçka”, bashkëshortja dhe djali ndërruan jetë në a...
  • Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi, nënë e bir po shkonin...
  • Kërcënoi me jetë kamarierin dhe administratorin e hotelit në...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.