Emrat e 38 martireve shqiptare, te lumnuar te shtunën ne katedralen e Shen Shtjefnit ne Shkodër, jane shqiptuar serish kete te diele nga Papa Francesku gjate meshës dhe fjalimit te tij te mbajtur ne sheshin Shen Pjeter te Vatikanit “Dje, në Shkodër, në Shqipëri, u shpallën të Lum tridhjetë e tetë Martirë: dy ipeshkvij, shumë priftërinj e rregulltarë, një seminarist e disa laikë, viktima të persekutimit të egër të regjimit ateist, që  sundoi gjatë në këtë vend në shekullin e kaluar. Ata parapëlqyen burgun, torturat e, së fundi edhe vdekjen, për t’i qëndruar besnikë Krishtit e Kishës. Shembulli i tyre na ndihmoftë ta gjejmë te Zoti, forcën që të mbështet në çaste të vështira e që të frymëzon sjellje mirësie, faljeje, paqeje,” u shpreh Papa ne mesazhin e tij. Me rastin e ngjarjes historike te lumnimit te 38 martire te Kishës Katolike shqiptare edhe l’Osservatore Romano, e përditshme e Vatikanit, ka botuar nje artikull per jeten, veprën dhe sakrificën e tyre deri ne flijim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *