E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Papa Françesku viziton Mianmarin

Papa Françesku mbërriti ne Mianmar ne kuadër te turneut te tij gjashte ditor, ku do te vizitoje edhe Bangladeshin, ne periudhën e krizës me te madhe te refugjateve te komunitetit mysliman rohingya.

 

Kreu i selisë se shenjte do te takohet me udhëheqësen Aung San Suu Kyi dhe liderin ushtarak te vendit. Fokusi kryesor me shume gjase do te jete përdorimi ose jo i termit “rohingya”, nga ana e tij per te përshkruar minoritetin mysliman ne vend. Autoritetet e Mianmarit e refuzojnë termin, duke nxitur kështu shqetësimet per shpërthimin e incidenteve te dhunshme. Te enjten, papa do te ndaloje edhe ne Bangladesh.

 

Reklamë

Me 23 nëntor Mianmari dhe Bangladeshi nënshkruan nje marrëveshje lidhur me kthimin e refugjateve rohingya qe u larguan per t’i shpëtuar dhunës, por situata ende mbetet tejet e vështire. Mbi 600 mije veta kane ikur nga Mianmari ne Bangladeshin fqinj, i cili gjithashtu po përballet me nje krize ne përpjekjen per te strehuar rohingyat. Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara kete gjendje e kane përshkruar si “spastrim etnik”.

 

 

 

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë