Papa Françesku vizitoi këtë të shtunë Greqinë.

 

Ati i shenjtë u prit në aeroport nga ministri i Jashtëm, Nikos Dendias për t’iu drejtuar më pas pallatit presidencial, ku u takua me presidenten e Greqisë.

 

Në shtetin ku lindi demokracia Papa Françesku kritikoi egoizmin nacionalist europian.

 

“Demokracia, është komplekse, ndërsa autoritarizmi është i nxituar. Demokracia kërkon përpjekje dhe durim.Këtu është djepi ku lindi demokracia. Mijëvjeçarë më vonë, është bërë një shtëpi, një shtëpi e madhe e popujve. E kam fjalën për Bashkimin Evropian dhe ëndrrën e paqes dhe vëllazërisë që përfaqëson për shumë popuj. Komuniteti Evropian, i copëtuar nga egoizmi nacionalist, në vend që të jetë forca lëvizëse e solidaritetit, ndonjëherë duket i bllokuar dhe i pakoordinuar.”

 

I ati i shenjtë u ndal edhe te çështjet e emigrantëve ku i bëri thirrje autoriteteve ti kushtojnë më shumë vëmendje kesaj ceshtjeje.

 

“Unë do të doja të këshilloja përsëri per nje vizioni të përgjithshëm komunitar për çështjen e emigracionit dhe për të inkurajuar njerëzit që t’u kushtojnë vëmendje atyre që kanë më shumë nevojë, në mënyrë që, sipas mundësive të secilit vend, ata të mirëpriten, mbrohen dhe integrohen në respekt të plotë të të drejtave të tyre njerëzore.”

 

Papa Francesku do të qëndrojë në Greqi për një vizitë 3-ditore.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *