Subscribe

Papa Françesku ka nisur këtë të shtunë vizitën e tij dyditore  në Irlandë.

 

Papa ka udhëtuar për të marrë pjesë në Takimin Botëror të fëmijëve, një tubim katolik global që mbahet çdo tre vjet. Kjo është vizita e parë papale në Republikën e Irlandës pas 40 vitesh. Vizita e fundit në këtë shtet është kryer nga  Papa Gjon Pali II në vitin 1979.

 

Papa Françesku gjatë fjalës së tij nuk mund të mos përmendte skandalin seksual të priftërinjve katolikë me të miturit, duke i quajtur krime të pështira.

 

Nuk mund te mos njoh skandalin e madh te ndodhur ne Irlande nga abuzimet seksuale te te miturve nga anëtarë të kishës, të cilët kanë përgjegjësinë për t’i mbrojtur dhe për t’i edukuar fëmijët. Falimentimi i autoriteteve kishtare, peshkoveve, drejtuesve te kishës, priftërinjve, per te përballur këto krime te pështira kane ngjallur indinjate te drejte dhe mbetet nje burim dhimbjeje dhe turpi për komunitetin katolik.”

 

Papa pritet të takojë edhe viktimat e abuzimit seksual nga klerikët. Në një letër drejtuar 1,2 miliardë katolikëve në botë, Papa këtë javë dënoi mizoritë  e abuzimit të fëmijëve nga klerikët.

 

Kryeministri irlandez u shpreh se shpresonte që vizita e Papa Françeskut do të shënonte fillimin e një kapitulli të ri në marrëdhëniet e Irlandës me Kishën.

 

Në të kaluarën Kisha Katolike kishte një vend dominues në shoqërinë tonë. Sfida më e madhe për Kishën në Irlandë nuk është fuqia e sekularizmit, nga jashtë, por detyra e vendosjes së integritetit moral dhe përgjegjësisë morale, nga brenda. Abuzimi i klerikëve me  fëmijë është njolla e shtetit tonë, shoqërisë sonë dhe gjithashtu e Kishës Katolike. Plagët janë ende të hapura dhe ka shumë për të bërë për të sjellë drejtësinë dhe të vërtetën si dhe shërimin e viktimave dhe të mbijetuarve.”

 

Duke iu drejtuar papa Françeskut i kërkoi të përdorë ndikimin e tij për të siguruar që kjo të ndodhë në Irlandë dhe në të gjithë botën.

 

Irlanda ka pasur ndryshime të mëdha vitet e fundit në qëndrimet e qytetarëve të saj ndaj çështjeve sociale duke përfshirë abortin, kontracepsionin, divorcin dhe martesën e personave te të njëjtit seks. Takimi do të përfundojë me një meshë për 500,000 njerëz në Phoenix Park të dielën. Më shumë se 70.000 njerëz pritet të marrin pjesë në takimin, ku do të performojë tenori i njohur Andrea Bocelli. Papa ndërkohë ka planifikuar një vizitë në Qendrën Capuchin për të ndihmuar të pastrehët në Dublin. Për vizitën e Papa Françeskut janë mobilizuar forca të shumta policie, është përshkruar si siguri më e lartë se gjatë vizitës së  Presidentit amerikan Barack  Obama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *