Papa Françesku dhe paraardhësi i tij, Benedikti XVI, janë vaksinuar kundër COVID.

Zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni konfirmoi se doza e parë e vaksinës COVID-19 i është dhënë Papa Françeskut dhe ish-udhëheqësit të Selisë së Shenjtë, Papa Benedikti. Ndërkohë, nuk është njoftuar se cilën vaksinë kanë injektuar.

Papa ka folur më herët për rëndësinë e vaksinimit në luftën kundër COVID-19.

Papa Françesku iu ka bërë thirrje më herët njerëzve që të vaksinohen kundër COVID, ku kërkoi gjithashtu që dozat e vaksinës të vihen në dispozicion në të gjithë globin, jo vetëm në vendet me mirëqënie ekonomike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *