Papa Francesku uron Kardinalin Shqiptar

Kardinali shqiptar Ernest Simoni Troshani mbushi 90 vjeç këtë të enjte. Por veç urimeve të shumta, më i veçanti ishte ai i Papa Franceskut, i cili gjatë meshës përmendi vujatjet e Kardinalit shqiptar.
Papa Francesku kujtoi se sot akoma shumë të krishterë persekutohen e, duke e ditur se ishte i pranishëm kardinali shqiptar, Hirësia e tij, Ernest Simoni Troshani, i dalë gjallë prej njërit nga persekutimet më tmerrshme të shekullit XX, ardhur aty për të kremtuar 90-vjetorin e ditëlindjes pranë Papës, theksoi: “Vëllai ynë nëntëdhjetë-vjeçar mund të na tregojë shumë gjëra!”.
Në fillim të Meshës së sotme, kremtuar në Shtëpinë e Shën Martës, Papa Françesku kujtoi Kardinali shqiptar, Ernest Simonin duke thënë: “E ofroj këtë Eukaristi për qëllimet e hirësisë së tij të nderuar kardinalit Simoni që kremton 90 vjetorin e lindjen. Të lutemi të gjithë për të”.






