E diel, 4 Tetor 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Papa Françesku: U tmerrova nga ajo që ndodhi në Siri. Të ndalet kjo tragjedi

Papa Françesku denoi sot në Vatikan masakrën e papranueshme në Siri, ku një sulm i dyshuar kimik shënoi 72 të vdekur dhe shkaktoi indinjatën e opinionit mbarë botëror.

 

Reklamë

«Jemi të tronditur nga ngjarjet e fundit në Siri. Ndiej keqardhje të thellë për masakrën e papranueshme të shënuar një ditë më parë në provincën e Idlibit, ku u vranë dhjetëra persona pa mbrojtje, në mesin e tyre edhe shumë fëmijë », deklaroi Papa gjatë një dalje publike të përjavshme.

 

«Lutem për viktimat dhe të afërmit e tyre, duke bërë thirrje për ndërgjegjësim të gjithë atyre që kanë përgjegjësi politike, në nivel lokal dhe ndërkombëtar, në mënyrë që të ndalet kjo tragjedi », u shpreh ai me ton të prerë përpara mijëra besimtarëve të mbledhur në Sheshin San Pietro.

 

«Mbështes përpjekjet e atyre që pavarësisht pasigurisë dhe kushteve të vështira, të përpiqen të ofrojnë ndihmë për banorët e këtij rajoni », vuri theksin ai.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë