E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Papa Françesku tërheq mandatin e peshkopëve abuzues në Kili

Dy peshkopë nga Kili janë shkarkuar nga Papa Françesku për shkak të akuzave që ndërlidhen me abuzim seksual ndaj të miturve.

 

Vatikani lëshoi njoftimin për peshkopët Francisco José Cox Huneeus, dhe Marco Antonio Órdenes Fernández pas takimit me presidentin e Kilit. Nuk mund të bëhet ankesë mbi këtë vendim.

 

Reklamë

Më shumë se 100 klerikë katolikë po hetohen në Kili mbi akuzat për sulme seksuale dhe tentim për t’i fshehur ato. Të 34 priftërinjtë e Kilit kishin ofruar dorëheqjen në maj pas skandalit.

 

Ndërkohë në shtator, Papa kishte liruar nga detyra priftin Fernando Karadima, 88 vjeçar, për abuzim me të mitur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë