Papa Françesku këshilloi çdo qytetar që të vaksinohet kundër koronavirusit.

 

Ai tha se përderisa vaksina është aprovuar nga mjekët, nuk kemi arsye pse të dyshojmë tek ajo.

 

“Unë besoj se nga pikëpamja morale të gjithë duhet të vaksinohen, është një zgjedhje morale, sepse ne rrezikojmë shëndetin tonë, jetën tonë, por edhe jetën e të tjerëve. Kur isha fëmijë, mbaj mend që ishte një epidemi e poliomielitit, për shkak të së cilës shumë fëmijë u paralizuan dhe ne mezi po prisnim vaksinën. Nëse mjekët e paraqesin atë si diçka që mund të jetë e mirë, kjo nuk është e rrezikshme, pse të mos e bëjmë?”, tha Papa Françesku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *