Vatikani thotë se Papa Françesku është shtruar në një spital të Romës për një operacion të planifikuar për një stenozë në zorrën e trashë. Në njoftimin e shkurtër të dielën pasdite nuk thuhej se kur do të kryhej operacioni, por se do të kishte detaje kur operacioni të përfundonte.

 

Vetëm tre orë më herët, Ati i Shenjtë kishte përshëndetur publikun në Sheshin e Shën Pjetrit, si zakonisht të dielave, dhe u tha atyre se ai do të shkojë në Hungari dhe Sllovaki në shtator.

 

Një javë më parë, Papa 84 vjeçar kishte përdorur të njëjtën përshëndetje të së dielës për t’i kërkuar publikut që të bënte një lutje të veçantë për të, gjë që me njoftimin e fundit të lë të kuptosh se ndoshta kishte pasur ndër mend operacionin e planifikuar në Poliklinikën Gemelli të Romës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.