E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Papa Françesku lutet për viktimat e të plagosurit në Shqipëri

“Zoti Bekoftë Popullin Shqiptar, jam pranë familjeve te viktimave dhe të lënduarve”, kështu është lutur mëngjesin e kësaj të mërkure në Vatikan, Papa Francesku, I mallëngjyer nga situate e vështirë të cilën po kalon Shqipëria këto ditë, pas tërmetit apokaliptik.

 

PAPA FRANÇESKU

 

Reklamë

Dua te dergoj nje pershendetje se jam pranë popullit shqiptar, i cili ka vuajtur shumë këto ditë. Shqiperia ka qene vendi I pare në Europë  të cilin kam dashur të vizitoj. Jam pranë viktimave, lutem për të vdekurit, për të lënduarit për familjet e tyre dhe zoti e bekoftë  këtë popull të cilin e dua shumë .

 

 

Pёr tërmetin qё goditi Shqipërinë, edhe kryeipeshkvi i Tiranës, Imzot George Frendon, bëri apel për më shumë mbështetje  dhe  Karitasi Shqiptar ka ofruar ndihmë në zonat e prekura.

Më shumë video

Reklamë