E hënë, 21 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Papa Françesku krijon Dioqezën Prizren-Prishtinë

Papa Françesku ka bere një tjetër lëvizje, e cila mund te përkthehet si një hap përpara qe Selia e Shenjte bene ne drejtim te Kosovës.

 

Mëngjesin e se mërkurës, Ati i Shenjte me ane te një dekreti Papa ka vendosur ta ndryshoi qasjen ndaj Kishës Katolike te Kosovës.

 

Reklamë

Administratura Apostolike e Prizrenit tashme zyrtarisht njihet si Dioqeza Prizren-Prishtine dhe Ipeshkvi i saj do te vijoi te jete Imzot Dode Gjergji.

 

Një lëvizje kjo qe i jep një autonomi me te madhe Kishës Katolike ne Kosove, e cila deri me dje ka qene ne nivel Administrature dhe qe ishte nen drejtimin e Selisë se Shenjte.

 

Por për shkak se Vatikani ende nuk e njeh Kosovën si shtet te pavarur, përsëri territori i kësaj dioqeze, do te jete nen varësinë e Vatikanit.

 

Duke pare lëvizjet dhe vendimit e Papa Françeskut i cili ne shume raste ka thyer tabu qindra vjeçare, nuk është aspak çudi qe ne një te ardhme te afër Vatikani te njoh Kosovën.

 

Ky vendim i Papës vjen saktësisht ne 5 shtator, ditën që shënon dy vjetorin e Shenjtërimit te Nene Terezës.

 

Ndërkohë, në përkujtim të nënë Terezës në vende të ndryshme janë mbajtur mesha në nderim të figurës së saj.

Më shumë video

Reklamë