Papa Françesku jep mesazhin e Pashkës, lutet për Sirinë

Miliona besimtarë në mbarë botën festojnë sot ringjalljen e Krishtit. Ashtu si çdo vit, nga Sheshi Shën Pjeter, Papa Francesku dha mesazhin tradicional “Urbi et Orbi” nga ballkoni qendror i Bazilikës, ku i bëri thirrje mbarë njerëzimit për paqe, dhe sidomos në Tokën e Shenjtë.
“Sot ne lutemi për të mbjellë frytet e paqes mbi të gjithë botën, duke nisur nga toka e dashur dhe e përvuajtur e Sirisë, populli i së cilës është lodhur nga një luftë në dukje e pafund. Kjo Pashkë, a mund ta ndriçojë dritën e Krishtit të ringjallur ndërgjegjen e të gjithë udhëheqësve politikë dhe ushtarakë, në mënyrë që t’i jepet fund sa më shpejt masakrave ende në zhvillim, në mënyrë që ligjet humanitare të mund të respektohen dhe që të mund të parashikohet lehtësimi i dërgimit të ndihmave, aq shumë të domosdoshme.”
Duke folur për emigrantët dhe refugjatët, Papa u lut që Zoti të shërojë plagët e të pambrojturve, dhe tha se fuqia e mesazhit të krishterë u jep shpresë të privuarve.
“Ne lutemi për frytet e pajtimit në të gjithë Tokën e Shenjtë, që po përjeton gjithashtu gjatë këtyre ditëve plagët e një konflikti të stërgjatë që nuk po i kursen të pambrojturit, për Jemenin dhe të gjithë Lindjen e Mesme, në mënyrë që respekti i përbashkët të mbizotërojë ndaj çdo përçarjeje dhe akti të dhunshëm”.
Papa Francesku, u lut për edhe për marrëdhëniet mes dy Koreve, por edhe për trazirat në shumë shtete, për t’ia lënë vendin paqes dhe harmonisë.
Ai theksoi se fuqia e mesazhit të Jezuit “mbart frytet e shpresës dhe dinjitetit ku ekzistojnë privimi dhe përjashtimi, uria dhe papunësia, ku ka emigrantë dhe refugjatë, të refuzuar shpesh nga kultura e sotme, dhe viktima të tregtisë së drogës, njerëzimit trafikimit dhe formave bashkëkohore të skllavërisë “.




