Bota
Papa Françesku akoma në spital, mesazhi i së nesërmes për besimtarët do t’i dërgohet mediave

Siç njoftoi Vatikani, Papa Françesku nuk do t’u drejtohet besimtarëve nesër për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Papa prej disa ditësh ndodhet i shtruar në klinikën Gemelli në Romë.
Reklamë
Njësoj sit ë dielën e kaluar, do të dërgohet në media, vetëm një tekst i shkruar me mesazhin e Papës.
Ky vendim mesa duket është për shkak se Papa duhet të shmangë ekspozimin ndaj të ftohtit, i cili mund të përkeqësojë gjendjen e tij shëndetësore.
Ekipi i tij mjekësor beson se prioritet absolut në këtë fazë është që ai të kapërcejë pneumoninë e dyfishtë me të cilën është diagnostikuar./vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




