E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Panucci tekniku i ri i Shqipërisë?

Kristiano Panucci duket se do të jetë trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit. Lajmi nuk është konfirmuar ende nga FSHF, por kjo me shumë gjasë është çështje orësh.

 

Emri i Panuccit është zgjedhur nga vetë kreu i federatës si pasuesi i italianit Xhani De Biasi.

 

Reklamë

Dy emrat e fundit që janë përmendur si pasues të Gianni De Biasi-t, Luigi De Canio dhe Clarence Seedorf, janë fshirë ne listë kuqezi.

 

Ish-trajneri i Livornos dhe Ternanës ka punuar edhe me Fabio Capello në kombëtaren e Rusisë dhe, me siguri, kjo ka ndikuar fort që Duka t’ia besojë atij drejtimin e kombëtares.

 

Ja komunikimi i plotë i FSHF:

 

FSHF NUK KA ZYRTARIZUAR ENDE TRAJNERIN E ARDHSHEM TE EKIPIT KOMBETAR

FSHF kerkon te beje me dije opinionin publik qe vazhdon intensivisht negociiatat intensive per trajnerin e ardhshem te ekipit kombetar te futbollit. Asgje per momentin nuk eshte zyrtarizuar apo konfirmuar, teksa presidenti Duka vijon negociiatat e tij me kandidatet perkates per trajnerin e skuadres perfaqesuese te futbollit. Ne oret ne vijim do te konfirmohet zyrtarisht zgjedhja e FSHF per drejtimin e pankines kuqezi te kombetares. Nepermjet kanaleve tona te komunikimit ne oret ne vazhdim do te behet publike cdo gje.
Ju faleminderit!

Vazhdo të lexosh

Reklamë