Subscribe

Kristian Panuci edhe zyrtarisht është trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare te Futbollit. Italiani i cili zëvendëson patriotin e tij Xhani De Biasi ne krye te kuqezinjve, ka firmosur nje kontrate per dy vitet e ardhshme, ndërsa do te drejtoje Shqipërinë edhe ne 4 ndeshjet e mbetura te eliminatoreve Rusi 2018. Ne prezantimin e tij kreu i Federatës Shqiptare theksoi se nje nje zgjedhje mjaft te vështire mes kandidaturave shume serioze, fitoi grinta, vullneti i hekurt, dëshira per te fituar e Panucit dhe jo çështjet financiare

 

Nga ana e tij, trajneri i ri i skuadrës u shpreh i lumtur per nënshkrimin e kontratës, ndërsa shpalosi dhe objektivin qe eshte kualifikimi ne Euro 2020.

 

 “Jam i bindur qe kemi nje skuadër te mire. Mezi pres te filloj nga puna dhe t’u jap kënaqësi njerëzve te këtij vendi. Objektivi i vetëm dhe unik është 2020-ta, i vetmi objektiv i rendesishem per ne dhe grupin, dhe mundësitë i kemi. De Biasi beri historinë me Shqipërinë dhe unë do te përpiqem te bej nje tjetër histori me ketë skuadër.”

 

Edhe pse si lojtar ka shkëlqyer, te ne rolin e mbrojtësit te skuadra si Xhenoa,  Milan, Real apo Roma, 44 vjeçari ka nje karriere fare te shkurtra si trajner. Ai ka qene zëvendësi i Fabio Kapelo, kur ky i fundit drejtonte kombëtaren Ruse, ndërsa ka drejtuar per nje kohe te shkurtër edhe skuadra si Livorno e Ternana.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *