E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

“Panucci tek Shqipëria, një shtatzani e dështuar, trajner arrogant”

Rezart Dabulla, i cili na karrieren e tij ka provuar te jete pjese e kombetareve kuqezi nuk i kurseu kritikat per trajnerin Panucci ne emisionin “Kampionet”. Ai e konsideroi te deshtuar eksperiencen e tij tek Shqiperia duke e akuzuar ne menyre te vecante per arrogancen e tepruar.

 

Të gjithë duam që kombëtarja të eci përpara, sepse ne fund të fundit jemi tifoze të ngjyrave kuqezi, aq më teper edhe unë që kam qënë pjesë e kombëtareve.Mua nuk më ka pëlqyer asnjëherë Panucci. Si lojtar I madh, si trajnetr nuk ka dhënë asgjë. Mua më duket shumë arroigant në konferenca shtyp. Imagjino për dike që nuk ka fituar asgjë. Mund tia pranojmë këtë Murinjos, por jo Panuccin. Kam frikë se kjo mënyrë sjelljeje do ta dëmtoj.

 

 

Në të njëjtën linjë ka qënë edhe Klevis Dalipi.

 

“Mesa kuptoj Panucci nuk mban harmoninë e duhur brenda skuadrës. Mua më duket pak arrogant. Në aspektin professional ai është në rregull me perjashtimin e Strakohesh, ama duhet të bëjmë kujdes sepse ne nuk jemi Gjermania apo Franca. Nëse Strakosha I ka dhënë një argument për vonesën, Panucci mund të bëhej me elastic, sepse ai nuk ka një grup harmonik të skuadrës”.

 

 

Vazhdo të lexosh