Panucci: S’kam presion, përgjigjem për ndeshjet jo për stolin

Tekniku Panuci ka dale ne konferencën e zakonshme per shtyp nje dite përpara sfidës me Izraelin, ndërsa është munduar t’u përgjigjet te gjitha pyetjeve. Italiani ka shpjeguar se per shkak te emergjencave ne skuadër ka grumbulluar ne skuadër lojtaret me me eksperience. Sipas tij ne dy ndeshjet e mëparshme u bene shume eksperimente, duke afruar shume lojtare te rinj kështu qe kombëtarja nuk mund te gjykohet për ato rezultate.
“Kemi punuar mire dhe jemi te gatshëm te përballemi me Izraelin. Kam grumbulluar lojtaret me me eksperience dhe ata qe kane me shume minuta ne këmbe. Per formacionin do te vendose vetëm diten e ndeshjes se kush do te jete ne fushe. Vetëm ndaj Izraelit do te mësojmë se cfare ka ndryshuar dhe cfare do te ndryshoje ne skuadrën e Shqipërisë.”
Por a ka presion Panuci dhe a jane vendimtare sfidat ndaj Izraelit dhe Skocisë ne lidhje me te ardhmen e tij?
“Nuk eshte nje pyetje per mua, pyesni presidentit e federatës per kete gjë. Unë përgjigjem per ndeshjet qe do te luajmë dhe jo për stolin tim.”
Ndërkohë kapiteni i rikthyer Ansi Agolli ka këmbëngulur se vetëm te bashkuar kombëtarja mund te prodhoje rezultate pozitive.
Takimin e pare kundër Izraelit te vlefshëm per ligen e kombeve, Shqipëria do ta luaje te premte ne orën 20-45 ne “Elbasan Arena”.




