E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 20 minuta më parë
Sport

Panucci: Pyesni Dukën për të ardhmen time, me grup të plotë ikim në Evropian

Christian Panucci pranon se ai është përgjegjësi kryesor për situatën në kombëtaren kuqezi.

 

Në konferencën e parë për shtyp pas disfatës së rëndë kundër Skocisë në Ligën e Kombeve, trajneri I kuqezinjve deklaroi se mediat duhet të pyesin Armando Duken për të ardhmen e tij.

 

Reklamë

Pyetjen duhet t’ia bëni Dukës, jo mua. Unë jam trajner dhe punoj me shumë qetësi, duke u përpjekur të ruaj ekulibrat. Janë shumë të vërteta që nuk thuhen, unë duhet të zgjidh problemet e ekipit, kjo është detyra ime.Nëse do t’i stërvitja çdo ditë djemtë do të ishte ndryshe. Pas përfundimit të ndeshjeve të Nations League kanë rënë nga kategoria, por nuk kam menduar se do të heqin trajnerin. Ndërrimi i trajnerit për mua është i fundit.

 

Panucci shtoi se mes lojtarëve nuk ka egozëm por sipas tij faktoret e jashtëm kanë ndikuar në rezultatet e fundit të Shqipërisë.

 

Ai pohoi se ekipit kombëtar aktualisht i mungojnë 6-7 lojtarë titillarë por kjo gjë nuk I intereson askujt që ta përmendi si argument.

 

Duke thënë këtë, Panucci shtoi se nëse grupi I lojtarëve do të jetë I plotë, Shqipëria ka shanse të shkojë në kampionatin evropian.

 

Unë jam përgjegjësi kryesor për këtë situatë të vështirë. Kur mbërrita unë, skuadra ishte e katërta dhe mbërriti e treta. Më pas erdhi një vit shumë i vështirë. Askujt nuk intereson të thotë që prej viti e gjysmë kësaj skuadre i mungojnë 6-7 lojtarë. Mendojmë se jemi Gjermania apo Brazili. 12 lojtarë që unë kam thirrur, nuk luajnë me klubet e tyre. Në vitin 2016 Shqipëria shkoi në Europian. Mos vallë e ka detyrim të shkojë çdo vit!? Po të jetë i gjithë grupi në dispozicion, atëherë mund të tentojnë Europianin. Ideja për një Shqipëri sulmuese, ishte e gabuar. Për këtë arsye duhet të bëj një futboll ndryshe. Historia tregon një të vërtetë tjetër. Unë nuk jam idiot, duhet të ndryshojmë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë