“Do te luajmë ne sulm.” Kjo është deklarata e trajnerit te kombëtares se Shqipërisë Kristian Panuci përpara sfidës me Norvegjinë. Ne një konference per shtyp italiani thotë se ekipi është përmirësuar dhe se per here te pare, Shqipëria do te luaje me tre sulmues.

 

“Nëse nuk sulmon nuk fiton. Me Italinë bëmë një ndeshje të mirë, por ka shumë ndryshime prej atëherë. Me këtë grup nuk do e humbnim. Ekipi po vjen në rritje. Do luajmë në sulm, nuk do presim mbrapa. I kam lojtarët për të parë përpara.”

 

Trajneri i kombëtares nuk ka zbuluar formacionin qe do zbresë ne fushe kundër Norvegjisë, përveç Ramadanit, qe sipas Panucit po tregon se vlen.

 

 “Për momentin nuk ka dyshime, jemi të fokusuar të mundim Norvegjinë sikur bëmë me Turqinë. Për miqësore e qershorit kam diçka në mendje. Formacionin do ua them lojtarëve. Në vend të Lilaj do luajë Ramadani, për të treguar se është lojtar i vlefshëm me ne. Jam i bindur se ka personalitet. Kemi lojtari që tani kanë nisur sezonin, kurse disa kanë luajtur pak. Unë jap besimin e tim dhe i ndihmoj, natyrisht kërkoj impenjim më serioz prej tyre.”

 

Ne porte ketë here do te qëndroje Strakosha, per shkak edhe te nje dëmtimi te Berishës.

 

“Nesër luan Strakosha, kam folur me të dy. E kisha vendosur përpara. Berisha kishte një problem të lehtë. Në fund të muajit do i luajnë nga një ndeshje. Në këtë pozicion sforcohem shumë për të gabuar.”

 

Mesfushorët Basha e Kukeli kete here nuk jane grumbulluar dhe sipas Panucit, kjo është bere, sepse ai ka dashur te shikoje lojtare te rinj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *