Kristian Panuci është i kënaqur me lojën e skuadrës sonë kundër Lihtenshtejni dhe ka falenderuar djemtë për atë qe dhanë në fushe. Ne konferencën për shtyp pas ndeshjes trajneri qe kishte dhe debutimin e tij ne stolin e përfaqësueses theksoi se ishte i bindur qe do te shënonin nga krahët dhe kjo u vërtetua ne pjesën e dyte.

 

E dija qe goli do te vinte nga loja ne krahë dhe kjo u vërtetua, natyrisht qe patëm vështirësi edhe për shkak te momentit ne te cilin ndodhen futbollistet ne fillim te sezonit, megjithatë edhe kundërshtari vetëm u mbrojt dhe nuk arriti te godasë qofte dhe një here proten tone, por kini parasysh qe kjo skuadër është mundur minimalisht ne Izrael 2-1 apo Italia i ka shënuar vetëm ne minutën e 35 kështu qe kemi bere mire dhe jam i kënaqur me lojën e djemve.

 

Panuci premton se ne Maqedoni do te ketë një tjetër skuadër shqiptare me një tjetër kurajo sepse edhe kundërshtari është me i vështirë.

 

Na duhet te rikuperojmë sa me mire lojtaret dhe te shkojmë me kurajo atje. Duhet kurajo për ti fituar ndeshjet dhe ne do te shkojmë me kurajo.

 

Ne ndeshjen kundër Lihtenshtejnit skuadra shqiptare dominoi por gjeti me shume vonese rrugën e golit dhe kjo sipas Panucit për merite te Lihtenshtejnit qe megjithëse nuk goditi një here portën tone serish u mbrojt mire dhe ishte nje ekip i disiplinuar. Golat për skuadrën tone u shënuan ne pjesën e dyte nga Roshi dhe Agolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *