Trajneri i kombëtares shqiptare ka deklaruar pas humbjes 3-0 përballë Spanjës, se ishte nje rezultat i dhuruar. Duke folur me gazetaret pas takimit, tekniku deklaroi se skuadra e tij krijoi pesë raste.

 

Sipas Christian Panuccit jo të gjitha skuadrat mund të krijojnë kaq shumë përballë një ekipi si Spanja.

 

“Morëm golin e parë, një supergol dhe golat e tjerë ia dhuruam ne. Nuk kishte të bënte kjo me sistemin e lojës. Në pjesën e dytë kishim formacion më të mirë. Ndodhi në Maqedoni edhe sot”, tha italiani.

 

Takimi i radhes do te jete ai ndaj italise diten e hene.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *