Subscribe

Sërish përplasje në politikën greke lidhur me mosmarrëveshjen mbi emrin e Maqedonisë. Këtë here është ministri i Mbrojtjes Panos Kammenos qe kërkon mbajtjen e një referendumi për çështjen e emrit.

 

“I takon popullit grek të vendosë për dhënien e historisë dhe kulturës së Greqisë një populli tjetër. Një përfshirje eventuale e fjalës Maqedoni do të thotë tkurrje e kulturës greke, e historisë, e filozofisë dhe arteve, për shekujt e ardhshëm”.

 

Kreu i partisë së koalicionit qeveritar “Greket e Pavarur”, Panos Kammenos është aleati i vetëm në koalicionin që kryesohet nga kryeministri Tsipras. Qëndrimet e tij për çështjen e emrit të Maqedonisë janë të kundërta me atë të krahut të majtë. Përfaqësuesit e dy vendeve kane deklaruar se janë shume pranë zgjidhjes se konfliktit për emrin. Pak dite me pare zevendes kryeministri i Maqedonisë ishte ne Athine ku pati një seri takimesh ne foks të të cilave ishte pikërisht çështja e emrit dhe marrëdhëniet dy paleshe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *