E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Panos Kammenos braktis koalicionin

Partneri i koalicionit qeveritar në Greqi, Grekët e Pavarur, njoftoi këtë të diel “divorcin” me Aleksis Tsipras. Pannos Kammenos pas një takimi me kryeministrin Tsipras ku u diskutua për të ardhmen e koalicionit qeveritar, tha se arsyeja e tërheqjes është çështja e Maqedonisë.

 

Zhvilluam një takim me kryeministrin. Patëm një diskutim të gjatë. Kishim një bashkëpunim 4 vjeçar në qeveri. Ne arritëm ta nxjerrim vendin nga kriza. Qëllimi i parë u arrit. Por çështja e Maqedonisë nuk më lejon të sakrifikoj karrigen. Falenderova kryeministrin Aleksis Tsipras. Për çështje kombëtare, ky bashkëpunim nuk mund të vazhdojë. ANEL po largohet nga qeveria.

 

Reklamë

Kryeministri grek Tsipras ende nuk ka reaguar për tërheqjen e Grekëve të Pavarur nga koalicioni me SYRIZA. Ndërsa të martën pritet të kërkojë një votëbesim pas largimit te grekeve te pavarur

Jozyrtarisht ishte paralajmëruar se Kammenos dhe Cipras do të takoheshin më herët, por takimi u tyre u shty për shkak të votimit të marrëveshjes për ndryshimin e emrit në Kuvendin e Maqedonisë. Tërheqja e Kammenos ishte paralajmëruar më herët nga vetë ai gjatë vizitës disa ditore të Athinë të kancelares Angela Merkel.

 

Situata politike në vendin fqinj mund të rrezikojë marrëveshjen e Prespës. Tsipras ka ende 145 deputetë dhe nëse shkon në votëbesim i duhen 151 vota. Ndërsa për të kaluar marrëveshjen e Prespës, I duhet shumica e të pranishmëve në sallë. Nëse Deputetët e Pavarur kthehen në parlament, marrëveshja e Prespës mund të dështojë.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë