Subscribe

Pano Soko, nga Nisma Thurje ishte i ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, nga ku foli për zgjedhjet e parakohshme të mbajtura në Kosovë, të dielën e 14-Shkurtin, si dhe rezultatet prej tyre.

Soko u shpreh se me daljen në votime, Kosova hoqi klasën e vjetër politike, për të cilët, u shpreh se megjithatë nuk janë të vjetër aq sa ‘dinosaurët’ tanë.

“Këtu luftën anatagoniste mes të vjetrës dhe të resë, Kosova e hodhi hapin e saj, ku me një të dalë në votime e fshinë komplet klasën e vjetër politike të tyre. Madje nuk është dhe aq e vjetër, krahasuar me ‘dinosaurët’ tanë.

Janë shumë të rinj krahasuar me këta, por gjithsesi, Kosovae kuptoi që ka nevojë për progress, për të kthyer faqe në historinë e saj politike, nëpërmjet një rotacioni elite politike.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *