Franca ndodhet në alarmin maksimal pas të shtënave me armë zjarri në tregun e krishtlindjeve në qytetin lindor të Strasburgut, ku për pasojë 3 persona humbën jetën, ndërsa 12 të tjerë mbetën të plagosur, 8 prej të cilëve janë në gjendje kritike për jetën. Paniku u përhap edhe në Parlamentin Europian selia e te cilit ndodhet ne Strasburg.

 

Policia ka bërë të ditur se autori i ngjarjes është Çerif Chekatt 29 vjeç, i lindur në Strasburg. Ai ishte i njohur për shërbimet sekrete si një rrezik potencial për sigurinë, ndërsa njihet si një i radikalizuar pas qëndrimit në burg.

 

Ai është shpallur në kërkim pas ngjarjes që tronditi Francën rreth orës 20 mbrëmjen e së martës në afërsi të tregut të njohur të krishtlindjeve. Autori hapi zjarr ndaj kalimtarëve, duke detyruar policinë të qëllonte drejt tij.

 

Dëshmitarët rrëfyen momentet e tmerrit, duke thënë se të shtënat u dëgjuan kudo në zonë.

 

Rreth 700 oficerë policie, anëtarë të xhandarmërisë dhe 2 helikopterë janë përfshirë në operacionin e kërkim. Autori, 29-vjeçari Chekatt, mendohet se mbeti i plagosur pas përballjes me policinë, por mund te jete arratisur jashtë vendit.

 

Sipas mediave franceze ai arriti të merrte një taksi dhe të largohej nga vendi i ngjarjes. Shoferi i taksisë është marrë në pyetje nga polici dhe mësohet te ketë thënë se autori kishte marrë një plagë ne këmbën e majtë, dhe ishte prezantuar si një viktimë e sulmit.

 

Ministri i Brendshëm Christophe Castaner tha se janë marrë masat dhe është rritur siguria në të gjitha tregjet e krishtlindjeve. Edhe policia gjermane njoftoi se ka ashpërsuar kontrollet kufitare. Megjithatë motivi i sulmit është ende mister.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *