Subscribe

Lëkundjet e forta sizmike që goditën vendin u shoqëruan me panik në disa qytete.

 

Shumë banorë në Bulqizë braktisën banesat dhe dolën menjëherë jashtë. Më të frikësuar ishin banorët e këtij pallati që u dëmtua në tërmetin e vitit 2019.

 

Po shumë frikë. U trembëm shumë.

 

Nga lëkundjet pallati pësoi dëmtime të tjera.

 

Kemi frikë shumë. Nuk e di. Shuëm frikë. Shikoji dëmtimet

 

Edhe në Tiranë shumë persona dolën jashtë dhe qëndruan në makina pasi patën frikë.

 

Ndërkohë lëkundjet u ndjenë dhe në “Studio Sport” në Vizion Plus.

 

Pavarësisht tërmetit, moderatorja Vilma Masha së bashku me të ftuarit arritën të ruanin qetësinë dhe të vijonin programin.

 

Duket se lëkundjet sizmike mbrëmjen e kësaj të diele rikthyen edhe një herë përjetimet e tërmetit tragjik të nëntorit të vitit 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *