Video · Vendi
Panik në Theth gjatë natës, restoranti shkrumbohet nga zjarri, evakuohen dhjetëra turistë
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një restorant në zonën turistike të Thethit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Ngjarja ka ndodhur në një bujtinë, ku ndodhej edhe restoranti në pronësi të shtetasit Petrit Gjeçaj.
Sipas burimeve nga vendngjarja, flakët janë përhapur me shpejtësi, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Turistët dhe familjarët që ndodheshin pranë objektit janë evakuuar menjëherë në kohë, duke shmangur tragjedi të mëtejshme.
Reklamë
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të përcaktuar origjinën dhe shkaqet e zjarrit.
/vizionplus.tv
Më shumë video
Reklamë




