E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Panik në spitalin e Beratit/ Mjekja prej 5 ditësh me simptoma

Virusi  Covid 19 është rikthyer sërish mes bluzave të bardha. Një tjetër mjeke në Spitalin Rajonal të Beratit është infektuar me Coronavirus.

Mjekja e Repartit të Alergologjisë,prej disa ditësh kishte shfaqur shenja të infektimit dhe ishte në pritje të përgjigjes së tamponit që ka rezultuar “pozitivë”.

Reklamë

Mësohet se mjekja është karantinuar në banesë dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

Burime nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat konfirmojnë se,janë kryer tamponët e familjarëve të mjekes dhe personelit të Repartit,ndërkohë që po hetohen edhe rastet e kontakteve të tjera të saj.

Mjekja alergologe ishte mes dy rasteve “pozitive” të deklaruara zyrtarisht dje pasdite nga Ministria e Shëndetësisë,ndërkohë që-sipas kolegëve të saj-ajo kishte 5-ditë e sëmurë dhe me shenja dalluese të infektimit nga Coronavirusi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë