Kronikë
Panik në Elbasan, përfshihet nga flakët lokali pranë universitetit “Aleksandër Xhuvani”

Një lokal pranë universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të premte.
Sipas burimeve, shkaku i zjarrit mendohet të jetë një bombol gazi. Fatmirësisht, situata u vendos nën kontroll në kohë nga zjarrfikësit, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe duke shmangur një ndodhi më të rëndë.
Zjarri ka shkaktuar dëme materiale dhe panik te qytetarët.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




