E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Panik në aeroportin “Orly” në Francë

Rikthehet paniku në Francë. Një person është ekzekutuar, pasi tentoi t’i rrëmbente armën një ushtareje në aeroportin “Orly” të Parisit. Ngjarja ndodhi në një nga terminalet e aeroportit. Ajo nuk e lëshoi armen dhe në këtë moment ndërhynë ushtarët e tjerë, qe e qëlluan për vdekje agresorin. Aeroporti u mbyll dhe pas disa orësh kontrolle u rihap pjesërisht. Personi i identifikuar si 39-vjeçari Ziyed Ben Belgacem, francez me origjine nga Afrika Veriore, sipas Shërbimeve te Inteligjencës ndodhej në listën e të vëzhguarve dhe besohet të jete një musliman i radikalizuar. Ai ka vepruar i vetëm. Forca komando të antiterrorit kryen kontrolle për eksploziv, por asgjë nuk është gjetur.

 

Motivet e kësaj ngjarjeje janë ende të panjohura, por sulmi po hetohet si akt terrorist.

 

Ziyed Ben Belgacem është përfshirë në një tjetër ngjarje në periferi të Parisit, ku mbeti i plagosur një polic gjatë kontrollit të një automjeti. Ai mundi të largohej dhe automjeti u gjet më pas i braktisur. Autori grabiti edhe një tjetër makinë në një pikë kontrolli, e cila u gjet më pas në aeroport. Babai dhe vëllai i tij janë ndaluar për t’u marrë në pyetje. Agresori është person me rekorde kriminale dhe është dënuar per grabitje me armë.

Më shumë video

Reklamë