Kremtimin e meshës së lindjes së Krishtit shumë qytetarë kanë zgjedhur ta kalojnë në qytetin e Korçës, qytet qe fale investimeve dhe transformimit ne vitet e fundit eshte kthyer gjithnje e me shume ne nje atraksion per turizmin ditor dhe fundjaven.

 

TONIN FRROKU – GAZETAR

Ora është 18:25 minuta dhe ne ndodhemi ne Pazarin e Vjetër të qytetit të Korçës. Siç shihet edhe nga pamjet e ofruara nga kamera jonë pazari është i mbushur plot.

 

Pjesa më e madhe e vizitorëve janë turistë të cilët kanë ardhur nga qytete të ndryshme të vendit. Pavarësisht hyrjes në fuqi të orarit të ri për kufizim të lëvizjes, ata thonë se kanë zgjedhur qytetin juglindor për shkak të atmosferës festive.

 

Jetoj ne Angli. Korça ishte opsioni me i duhur. Do bëjmë si do bëjmë pasi nuk e kemi përjetuar herë tjetër. Nuk kemi qene ne situate te tille. Megjithatë ne kemi prenotuar një darke do shikojmë sesi do veprojmë. Ne kemi dhe darken ne hotelin ku do rrime kështu që unë njësoj do isha me familjen time. Dhe këto masa janë njësoj si ne Korçë, Durrës si në Tiranë në çdo qytet.

 

Jemi nga Fushë-Kruja. Se kishim vizituar asnjëherë Korcen, por eshte shume bukur, atmosfere e mire. Pak problem është mbyllja e lokaleve por te shohim. Do shkojmë në hotel.

 

Por në ndryshim nga vitet e kaluar, këtë vit krishtlindja për besimtarët përfundoi  shpejt. Pas orës 20:30 të gjitha lokalet e bujtinat u mbyllën, ndërsa qytetarët nxituan për në hotele e banesa.

 

Jemi ne hotel. Na zmbrapsi policia. Kemi ardhur nga Saranda. Megjithate nuk është ndonje një problem.

Ishim duke festuar. Por thjesht prezenca e policisë dhe nuk ka nevojë të kuptohesh. Çohu nga buka se erdhi orari.

 

Tonin Frroku

Gazetar

Jemi rikthyer dhe njëherë ne pazarin e Korçës. Momentalisht ora është 20:45 minuta dhe siç shihet i gjithë pazari është i zbrazur.

 

Ndërkohë edhe mesha në Kishën ortodokse u zhvillua pa praninë e besimtarëve.  Kurse në atë katolike, besimtarët u lejuan.

Kufizimi i ri orarit të lëvizjes gjeti zbatim dhe në qytetet e tjera të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *