Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
22 April 2026
Vizion fokus

Milo: Ja si e njoh Sali Berishën

Milo: Vlerësoj punën e SPAK dhe GJKKO, ja politikanët...

Vrasja në Memaliaj, ky është 30-vjeçari që u qëllua...

Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Goxhaj u qëllua pas...

Milo: Ish-komandantët e UÇK nuk meritojnë Hagën, duhen trajtuar...

Paskal Milo: Ja cilat kanë qenë dy momentet më...

Paskal Milo rrëfen të panjohurat për Fatos Nanon: Çfarë...

“Nuk ndjek asnjë seancë pas 2009”, Milo: Parlamenti është...

Milo: Rama nuk iu përmbajt marrëveshjes së 2013-ës

Milo: PS i eliminoi aleatët, PD u soll ndryshe

Pandemia rrit nevojën e vaksinimit kundër gripit sezonal

10 Shtator 20:40

Në Kosovë janë siguruar 120 mijë doza të vaksinës kundër gripit sezonal. Aplikimi i kësaj vaksine pritet të bëhet në fillim të muajit tetor, kur edhe fillon sezoni i gripave. Por, ky numër pritet të shumëfishohet për shkak të pandemisë.

Në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik thonë se këtë vit është shumë e rëndësishme që grupet e rrezikuara të vaksinohen, meqë diagnostikimi i gripit sezonalme pandeminë e COVID-19, sëmundje që e shkakton koronavirusi, janë të ngjashme.

Ata thonë se dallimi mes këtyre viruseve është se koronavirusi i ri është më i ashpër se viruset sezonale, pikërisht për shkak të përhapjes së shpejtë që ka. Ndërkaq, sa i përket simptomave, ka ngjashmëri, si ethe, temperaturë, dhimbje fyti, të vjella, diarre, kokëdhimbje etj.

Mikrobiologu Lul Raka thotë për Radion Evropa e Lirë se përpos 120 mijë dozave të vaksinës kundër gripit sezonal që i ka siguruar Qeveria e Kosovës, pritet që edhe 380 mijë doza të tjera të kësaj vaksine të arrijnë në vend, në mënyrë që të rritet numri i personave në Kosovë që do të imunizohen.

Kategoritë që duhet të vaksinohen në periudhën e gripave, janë të gjithë personat e moshuar mbi 65 vjeç, si dhe personat me sëmundje kronike.

“Me nisjen e sezonit të dimrit, do t’i kemi dy armiq përballë, do ta kemi edhe COVID-19, e që po ballafaqohemi qe disa muaj, por edhe gripin sezonal. Edhe në aspektin e diagnostikimit do të kemi problem, meqë simptomat mund të jenë të njëjta, dhe nëse kësaj ia shtojmë faktin që testimet janë të pamjaftueshme për shkak të numrit të madh të rasteve, atëherë kjo do ta vështirësojë edhe më tepër menaxhimin e pandemisë”, thotë Raka.

“Prandaj, për gripin e që kemi opsione siç është vaksinimi , atëherë unë inkurajoj qytetarët sidomos grupet e rrezikuara, që patjetër të vaksinohen, në mënyrë që ta përballojmë më lehtë edhe gripin por edhe pandeminë”, shton ai.

Vaksina kundër gripit sezonal i mbron njerëzit për një sezon, dhe është kombinim i disa viruseve që janë në qarkullim, thotë Sami Uka, kryeshef i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë. Sipas tij, vaksinat do të shpërndahen në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare, në mënyrë që të shmanget grumbullimi i njerëzve në pika të caktuara.

“Nëse gjithçka shkon sipas planit, ne do të fillojmë në muajin tetor, t’i vaksinojmë njerëzit. Rreth 120 mijë doza të vaksinës kundër gripit sezonal, mendoj se janë të mjaftueshme për fillim. Kjo vaksinë jepet falas për qytetarët, dhe (dozat) do të shpërndahen në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjarë afër vendbanimit të qytetarëve’’, bën të ditur Uka.

Vaksinat kundër gripit sezonal që tashmë i ka marrë Qeveria e Kosovës, janë siguruar përmes Agjencisë për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara UNICEF, derisa Ministria e Shëndetësisë i ka paguar ato.

Drejtori i departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, thotë se për dallim nga vitet paraprake, kur zakonisht i kanë marrë nga rreth 100 mijë doza të vaksinës kundër gripit sezonal, këtë vit është menduar të shumëfishohet numri i vaksinimit, për shkak të pandemisë me COVID-19.

‘’Vitet paraprake janë siguruar nga 100 mijë doza vaksina kundër gripit sezonal, dhe kanë qenë sasi optimale për t’i mbuluar grupet e rrezikut. Këtë vit rritja ka paraparë mbulueshmëri më të madhe me vaksinë kundër gripit sezonal edhe për shkak të COVID-19, me qëllim që sa më shumë kategori risku të mbulohen me vaksinim për të parandaluar një ndërveprim midis COVID-19 dhe virusit të influencës në dëm të shëndetit të grupeve më të rrezikuara. Kemi planifikuar t’i marrim rreth 500 mijë doza vaksine kundër gripit sezonal në total ’’, thekson Hoti.

Përpos kategorive të rrezikuara siç janë moshat mbi 65 vjeç dhe personat me sëmundje kronike, mikrobiologu Lul Raka tha se është shumë e rëndësishme që edhe punëtorët shëndetësorë të vaksinohen kundër gripit sezonal.

“Imunizimi i punëtorëve shëndetësorë është shumë i rëndësishëm, pasi është një komponentë e rëndësishme e përballjes, meqë do t’i kemi dy virus në qarkullim”, thekson Raka.

Udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Bullgari, Skender Syla , në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë ka thënë se meqë gradualisht po afrohet sezona e vjeshtës dhe dimrit, e që nënkupton qarkullim e viruse të tjera të gripit, një hap i rëndësishëm është që Kosova të vaksinojë një numër sa më të madh të personave ndaj gripit sezonal.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë vitit 2019 kanë qenë 16,000 raste të regjistruara me grip sezonal.

Viti 2018, ishte përmbyllur me 11 persona të vdekur nga gripi sezonal, për ç’gjë, autoritetet kishin shpallur atëbotë gjendjen epidemike të gripit. Derisa për vitin 2019 nuk kanë të dhëna për vdekje të personave me grip sezonal./ REL

Posted Under:
Kosova Sociale
Tagged:
Gripi pandemia Vaksina

Nga e njëjta kategori

Eksperti Pilku: Siguria ushqimore detyrim i BE-së, kontrollet do të forcohen

më shumë...

Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

më shumë...

Nevoja për gjak vetëm po rritet, ka më shumë dhurime vullnetare, por ato nuk mjaftojnë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:50

Milo: Ja si e njoh Sali Berishën

10:44

Milo: Vlerësoj punën e SPAK dhe GJKKO,...

10:39

Vrasja në Memaliaj, ky është 30-vjeçari që...

10:30

Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Goxhaj u...

10:06

Milo: Ish-komandantët e UÇK nuk meritojnë Hagën,...

10:04

Paskal Milo: Ja cilat kanë qenë dy...

10:03

Paskal Milo rrëfen të panjohurat për Fatos...

9:49

“Nuk ndjek asnjë seancë pas 2009”, Milo:...

9:44

Milo: Rama nuk iu përmbajt marrëveshjes së...

9:40

Milo: PS i eliminoi aleatët, PD u...

9:28

Milo “pa dorashka” në Quo Vadis: Ndryshimet...

9:15

Të shtëna me armë zjarri në Memaliaj, humb...

8:58

Britania miraton ligjin historik, ndalon shitjen e...

8:58

SPAK sekuestron 40 mln euro, pasuri dhe...

8:52

Kërcënim për bombë në aeroportin e Groenlandës,...

8:49

Kryeministri i Libanit: Nuk frikësohemi nga Hezbollah,...

7:54

Eksperti Pilku: Siguria ushqimore detyrim i BE-së,...

7:53

“Hec moj aty …”, acarohen tonet në...

7:40

Trump: Do ta zgjasim armëpushimin me Iranin

6:59

Operacionet kundër Hezbollahut në Liban, 2454 të...

Më të klikuarat

  • Kush është fermeri që largohet nga Ferma Vip 3
  • “U pendova që e futa në shtëpi”, Malbora zbulon marrëdhënien...
  • Burg përjetë Naim Murselit, vëllai i Liridona Ademajt: Ky ve...
  • Drejtësia vihet në vend! Familjarët e Liridona Ademajt përqa...
  • Vanesa e mërzitur për Indrin, Romiri: Nuk ia vlen të qash pë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.