Që pas shfaqjes së pandemisë këto pamje janë të zakonshme në rrugët e kryeqytetit. 

Aktivitete të mbyllura dhe ambiente biznesi që janë në pritje për pronarë të rinj.

Agjentët e tregut imobiliarë thonë se ka një ofertë të shtuar për prona biznesi për tu dhënë me qira.

Por paralelisht me ofertën, kërkesa nga ana e qytetarëve që duan të bëjnë biznes është e dobët.

Ky fakt ka bërë që çmimet e qirave për biznes të pësojnë një rënie të lehtë.

Pas masave izoluese që ndërmori qeveria, shumë biznese të vogla kaluan në status pasiv duke mbyllur përkohësisht aktivitetin, ndërsa të tjerë ulën qepenat për shkak të krizës financiare duke mos përballuar kostot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *