Shtyrja edhe me tre muaj e kësteve të kredive për të gjithë ato biznese dhe qyetarë të prekura nga kriza, ka bërë që në sistemi bankar të ngrijë rreth 1.9 miliarde euro.

Ndërsa numri i personave që kanë përfituar arrin në 23 mijë. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genti Sejko në konferencën e përmuajshme bëri një analize të këtyre shifrave, duke thënë se moratoriumi numër dy ka një efekt më të vogël se ai i pari.

“Nëse në të parin kishim 25 mijë përfitues me një shumë prej 2 mld euro, në moratoriumin numër dy kemi 23 mijë përfitues me 1.9 mld euro. Ky nivel më i ulët i aplikimeve dhe përfitueseve lidhet me hapjen e ekonomisë gjatë muajit maj, cka ka bërë që disa kliente të vijnë me kryerejn e pagesave duke shmangur shtyrjen e kësteve.”

Sa i përket efekteve që po jep pandemia, sipas bankës ajo ka ushtruar goditje te gjithanshme.

Pikun më negativ ekonomia pritet ta shenoje ne 3- mujorin e 2, nderkohë që edhe periudha në vijim do të mbetet ne territor negativ.

Niveli i papunësisë shënoi rritje duke arritur ne 11.4 %, ku vetëm gjatë dy javëve të muajit mars rreth 17 mijë qytetarë dolën të papunë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *