E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Pandemia detyron besimtarët të zbatojnë masat gjatë Kurban Barjamit

Festa e dytë më e madhe për muslimanët në të gjithë botën është kufizuar për shkak të pandemisë ndërsa vendet e shenjta janë vizituar vetëm nga besimtarët vendas.

Kurban Bajrami simbolizon sakrificën dhe shënon fundin e ritualit të haxhit i cili këtë vit u lejua për jo më shumë se 1 mijë pelegrinë, kryesisht nga Arabia saudite.

Reklamë

Nën masa të rrepta sigurie, besimtarët kanë ruajtur distancën fizike si dhe kanë mbajtur maska.

Kurban Bajrami është festuar për herë të parë pas 86 vitesh edhe në xhaminë e Shën Sofisë ne Stamboll.

Besimtarët janë falur duke ruajtur distancën dhe një numër i kufizuar personash është lejuar në xhami ndërsa një pjesë e madhe e besimtarëve janë qëndruar në shesh.

Edhe në vendet e tjera të botës, atmosfera e festës është kufizuar nga pandemia

Vazhdo të lexosh

Reklamë