Subscribe

Përvetësimi i dijeve të marra gjatë mësimit online dhe mungesa e përqendrimit janë dy problematikat aktuale për nxënësit, pas një periudhe të vështirë të krijuar nga covid-19.

 

Marsela Muha dhe Ema Meccaj janë dy maturante në gjimnazin “Sami Frashëri”. Për to ndjekja e mësimit në kushtet e pandemisë është një sfidë më vete që ndikon edhe në procesin e tyre të të nxënit.

 

NXËNËSIT

“Mësimi gjatë periudhës online ka qenë pak I vështirë dhe sigurisht nuk është marrë ai informacioni siç do merrej në klasë. Kaluam nga një metodë autonome e nxënies, pra nga mësimi online direct në orët e plota ku duhet të ishim gjatë gjithë kohës të përqendruar edhe për të fituar mangësitë gjatë dy viteve online.”

 

Kam mësuar vetë, e kam pasur atë vullnetin dmth që të përsëris në shtëpi, të punoj ushtrime plus. Mund të kem patur ndonjë luhatje të vogël nga 10 në 9 në disa raste për disa nxënës që e kanë pasur më të vështirë ti kuptojnë apo përvetësojnë online. “

 

Nxënësit pohojnë se nuk mund të fokusohen si më parë gjatë mësimit.

 

NXËNËSIT

“Unë kam probleme, por edhe gjithë brezi im mendoj. Kam pak problem përqendrimin, kryesisht problemet janë tek lëndët shkencore. Edhe unë kam pasur disa probleme për të kapur kiminë, biologjinë.”

“Mangësi në mësimin online sigurisht që kemi pasur sepse qëndrimi nuk ka qenë komplet në mësimin online sa çështë tani.  Nuk është se jemi të përqendruar sepse ishim mësuar me mësim online dhe orë të shkurtuara.”

Mësimi online, ai i alternuar dhe me turne kanë bërë që nxënësit të kenë edhe luhatje në nota, kryesisht në shkencat ekzakte.

 

MAJLINDA ZIU

DREJTORESHË NË GJIMNAZIN “SAMI FRASHËRI”

“Përgjithësisht kanë pasur luhajtje në 1 ose 2 nota një pjesë e nxënësve, kryesisht në lëndët e shkencave natyrore. Është përforcuar roli I mësuesit, është përforcuar puna vëçanërisht me target grupet që vumë re sepse në bëmë një llojn skanimi të situatës sapo erdhëm: kush ka nevojë më tepër, ku është më e nevojshme që të ndalemi.”

 

Mësuesja Jerina Fuga shprehet se ndikimi i dy viteve te pandemise është i ndjeshëm, por po bëhet çdo gjë që të rikuperohet çdo mangësi.

 

JERINA FUGA

MËSUESE EKONOMIKE, GJIMNAZI “SAMI FRASHËRI”

 

 “Një shkeputje e gjatë dhe një ekspozim I vazhdueshëm me internetin dhe mungesa e një kontakti të drejtpërdrejtë me bashkëmoshatarët ka ndikuar, por ne jemi përpjekur vazhdimisht që ti riktheyhemi normalitetit dhe të zhvillojmë aftësitë socio-emocionale të nxënësve me qëllim që të realizojnë aftësitë që kanë.”

 

Rastet e nxënësve që kërkojnë ndihmën e psikologut në këtë shkollë janë rritur. Psikologia e kësaj shkolle rendit këto faktorë ndikues:

 

Nxënësit e të gjitha shkollave në vend vazhdojnë mësimin me orë të plota që nga tetori i vitit të kaluar, masë kjo që u mor pas kundërshtimit të prindërve për heqjen e orëve të shkurtuara dhe mesimit me turne.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *