Subscribe

Që nga 9 marsi kur u zyrtarizuan dy personat e parë me covid-19, kurba e testeve të kryera në ISHP ka qenë e qëndrueshme, duke dëshmuar një raport te drejte mes numrit te tamponëve dhe rasteve te zbuluara.   

Referuar të dhënave zyrtare, muaji mars ka patur numrin më të ulët të tamponëve të marrë, ndërsa ne gusht shifra është dhjetëfishuar.  

Nga muaji në muaj, testimet u rriten e për pasojë edhe shifrat e të infektuarve u shtuan në rang vendi.

Testimet në muajin prill ishin mbi 6500, ndërsa numri I të prekurve shënoi 516.

Në Maj testet ishin thuajse njëlloj me muajin paraardhës por rastet pësuan ulje, për shkak se vendi ndodhej në izolim të plotë

Qershori, i cili u karakterizua me hapje të pjesshme e me lehtësim të theksuar të kufizimeve, rriti sërish kurbën e testeve me gati 9 mijë tamponë të marrë, qe konfirmuan 1398 raste të reja. 

Edhe Korriku pësoi gjithashtu rritje të numrit të tamponëve me mbi 10 mijë të tille, shoqëruar me shtim normal të rasteve të reja.

Ndërsa ne gusht, ne pikun e sezonit turistik, autoritetet thuajse dyfishuan testimet me mbi 18 mijë të tillë duke konfirmuar rreth 3800 të infektuar.

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti e sheh dinamikën e  rritjes së testeve si shumë pozitive pasi krijon mundësi te shpejta te shkëputjes së zinxhirit të infeksionit.

ILIR ALIMEHMETI

MJEK EPIDEMIOLOG

“Po ta shihni, duke pasur këto teste jane shtuar sot dy jave, tre-kater ditët e kaluara perqindja e rasteve pozitive që zbuloheshin nepër teste ra nga 24% që ishte para dy javësh, ra ne 19% si mesatare javore.”

Ndërsa numri i jetëve të humbura muajn e fundit ka një mesatare ditore prej 5 viktimash, shifër të cilën epidemiologu nuk e sheh si alarmante, ne raport me të infektuarit aktivë.

ILIR ALIMEHMETI

“Tashmë s’mund ta quajmë këmbanë sepse kjo katër-pesë u bë kohë që është, pra nuk ështe një dicka e ditëve të fundit. Vdekjet e ndjekin kubën pas dy-tre javësh, pra është një gjasë që do vazhdojë dhe disa kohë kjo pune nëse rënia e rasteve të reja do konfirmohet në ditet në vijim.”

Deri ne ditet e fundit te gushtit, numri i testeve arriti 62017 ndërsa ai i të infektuarve është 9380.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *