Në studion e “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, ministri i Diasporës, Pandeli Majko u rrëfye edhe për marrëdhëniet e tij me kryeministrin Edi Rama.

Duke e konsideruar shok, ai vlerësoi te kreu i socialistëve shpirtin e tij të punës.

“Përpara se ta kem kryeministër, e kam shok. Nuk mund të më bëni pyetje të tilla. 10 ditë para zgjedhjeve, mendoj që përgjigjet e mija janë të kuptueshme. Jam i sinqertë dhe nuk dua të flas në mënyrë formale. Te Rama shikoj aspak lodhje, një përgjegjësi të jashtëzakonshme, shumë pranë nënshkrimit të historisë për të majtën, po punohet për mandatin e tretë, që nuk e ka marrë askush. Do të mbahet mend për goxha gjëra, duke filluar që nga veshja, mënyra e aplikimit të politikave. Në një mënyrë tjetër, do të thosha që ai sot përfaqëson brezin tim politik.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *