E hënë, 28 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Panariti: Të ndalësh koalicionet parazgjedhore është antikushtetuese

Ish-deputeti i LSI, Edmond Panariti kërkon që të vijojë mundësia për koalicionet parazgjedhore.

Në kuadër të diskutimeve që po bëhen për draftin përfundimtar të reformës zgjedhore, Panariti tha se të ndalosh koalicionet është antikushtetuese.

“Të ndalësh koalicionet parazgjedhore është antikushtetuese dhe do të të thotë të minosh themelet e demokracisë. Vetëm ne Evropën Perëndimore që nga viti 1946 janë formuar 250 koalicione parazgjedhore të cilat përgjithësisht kanë krijuar qeverisje të qëndrueshme jo autarkike dhe jo despotike. Koalicionet parazgjedhore u japin mundësi zgjedhësve të përzgjedhin alternativa qeverisëse që para hedhjes së votës. Kjo i jep më shumë legjitimitet qeverisjes dhe pengon pazaret shantazhues pas zgjedhore.”

Partitë politike do të marrin dy herë më shumë para nga buxheti i shtetit për fushatat elektorale. Këshilli Politik ka miratuar parashikimet e reja ligjore për median dhe financimin e forcave politike, duke pranuar kërkesën e opozitës për më shumë financim nga shteti.

Vazhdo të lexosh